Tre të rinj shqiptarë u lanë në burg me vendim të gjykatës së Milanos, për kryerjen e veprave penale rrahje me dhunë dhe abuzim seksual në grup. Shqiptarët e moshave 21, 23 dhe 29, u arrestuan nga policia e Milanos, pasi dyshohet se kanë abuzuar seksualisht dhe dhunuar një 23 vjecare me origjinë nga Haiti në dhomën e një moteli në zonën e Corso Comos, ngjarje e cila ka ndodhur më 2 maj.