Leonard Duka doli për herë të parë në Gjykatën e Posaçme në procesin ndaj vrasjes së ish policit Santiago Malko, dy muaj pasi u ekstradua nga Belgjika në Shqipëri. Përballja e parë e të pandehurit me nënën e viktimës Bukuri Malko krijoi tensione dhe përplasje të forta në sallë, ku u desh ndërhyrja e forcave të sigurisë të mbanin situatën nën kontroll.