Top News – Për tërmetin dhe covid/ Del akti normativ, falen gjobat
08/10/2020 12:26

Në mbledhjen e së mërkurës, Këshilli i Ministrave miratoi aktin normativ që parashikon faljen e të gjitha gjobave të vendosura nga autoritetet shtetërore për shkeljen e rregullave apo të akteve ligjore e nënligjore të nxjerra në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin dhe luftimin e infeksionit të shkaktuar nga COVID 19. E gjithë kjo është e parashikuar për periudhën nga 17 prill deri në 7 tetetor të këtij viti. Po ashtu, akti parashikon faljen e të gjitha masave administrative të vendosura nga strukturat e njësive të vetëqeverisjes vendore ndaj familjeve të dëmtura nga fatkeqësitë natyrore, tërmetet e datave 21 shtator dhe 26 nëntor 2019, për shkeljet e konstatuara gjatë kryerjes së punimeve për riparimin/rindërtimin e banesave individuale. Kthimi i shumës së detyrimit të falur, por të paguar, për masat administrative me gjobë, merret nga zëri përkatës i buxhetit të shtetit apo buxhetit të institucionit në të cilin është arkëtuar shuma, me urdhër të nëpunësit të parë autorizues, dhe kalohet në llogarinë bankare të subjektit përfitues ose, në mungesë të saj, kjo shumë i dërgohet institucionit shtetëror që ka vendosur masën me gjobë për t’ia dorëzuar subjektit përfitues. Të gjitha institucionet shtetërore, të cilat kanë ushtruar autoritetin e vendosjes së masës administrative me gjobë, duhet të përgatisin listat e subjekteve ndaj të cilave është vendosur masa administrative me gjobë, duke përfshirë shumën si dhe të dhënat e nevojshme për kthimin e saj brenda datës 30 tetor 2020.

Top Channel/ “Pa mesazhin”, zbulohet arsyeja e ekzekutimit të shqiptares nga burri! Fëmijët ishin..
22/08 21:48
Top Channel/ Zjarret nga një grup kriminal. Shiu nuk mjafton, rikthehen flakët në Finiq
22/08 19:41
Top Channel/ Shqiptari vret bashkëshorten në Greqi para fëmijëve. Daja i autorit: Është me kartelë
22/08 19:39
Top Channel/ SPAK: 14 zyrtarë nën hetim. Në “lupë” tre deputetë, një ish-deputet dhe 1 ish-ministër
22/08 19:33
Top Channel/I burgosuri shqiptar në Angli ankohet në TikTok: Më ktheni në Shqipëri, ushqimi këtu…
22/08 19:22
Top News – Van Damme qan mikun e vrarë shqiptar/ 61-vjeçari u qëllua 4 herë nga qiramarrësi
22/08 19:07
Top News- Krimi brenda familjes në Volos, flet daja i autorit: E morëm vesh nga televizori
22/08 19:06
Top Channel/ Plazh pas shiut. Reshjet nuk i ndalin të apasionuarit pas detit
22/08 18:19
Top Channel/ VV paraqet kandidat tjetër, opozita e rrëzon: Dështon seanca konstituive e radhës!
22/08 17:11
Top Channel/ Ekzekutoi gruan para 4 fëmijëve, flet daja i shqiptarit: Arsyeja se përse e bëri….
22/08 17:02
Top News- V*au 32-vjeçarin për kanalin vaditës/ Ngjarja në Divjakë, lihet në burg autori i dyshuar
22/08 16:48
Top Channel/ E bujshme! Zbulohet baza ushtarake sekrete, kërcënim për Azinë Lindore dhe SHBA-në
22/08 16:42
Top News – Ukraina sulmon naftën ruse / Ndërpritet rrjedha drejt Hungarisë e Sllovakisë
22/08 16:14
Top Channel/ Rritje konsumit të energjisë gjatë verës, Balluku: Ka rënë humbja në rrjet!
22/08 15:57
Top Channel/ Vdekja e 32-vjeçarit në Divjakë, ‘arrest në burg’ për autorin e dyshuar
22/08 15:56
Top Channel/ Pranga piromanit në Gramash! Ndezi zjarr në pyll, rrezikoi banesat e fshatit
22/08 15:45
Top Channel/Lufta kundër piraterisë! AMA miraton ndryshimet: Subjektet,vetëm shërbime të autorizuara
22/08 15:27
Top Channel/ Emigranti vret bashkëshorten! Dëshmi tmerri, dyshohet se fëmijët panë gjithçka
22/08 15:23
Top Channel/ Arrestohet i shumëkërkuari! Ramadan Zoto kapet në Korçë. Aksioni si në filma
22/08 15:20
Top News- Aksidenti tragjik në Pogradec/ Makina përplas 62-vjeçaren, lëndohet edhe një e mitur
22/08 15:09