Gjykata e Lartë ka nisur procedurat për plotësimin e 3 vakancave që kanë mbetur në Gjykatën Kushtetuese. Anëtarët do të përzgjidhen nga ky institucion nga radhët e gjyqësorit. Vendet vakante janë të Vitore Tushës, që i ka mbaruar mandati, Fatmir Hoxhës dhe Gani Dizdarit. Pikërisht për vendin e mbetur bosh nga Dizdari, Gjykata e Lartë i ka hapur procedurat këtë të hënë, duke bërë thirrje për aplikime. Një problem i hasur është pikërisht ai i mungesës së kandidaturave për shkak se shumë pak gjyqtarë i plotësojnë kushtet.