Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, që ka shmangur mbledhjet e grupit parlamentar të PD-së në selinë e partisë që prej sherrit për vulën dhe siglën, ka nisur me tjetër mendim sesionin e ri parlamentar. Tabaku është paraqitur këtë të hënë në selinë e Partisë Demokratike për të marrë pjesë në mbledhjen e grupit.