Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë duket se është nga faktorët që po e nxit administratën Biden të tërhiqet plotësisht nga bisedimet për rikthimin në marrëveshjen bërthamore me Iranin. Sipas portalit “Euractiv”, Shqipëria, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara me premtime për mbështetje dhe sanksione të reja ndaj Iranit, ndërpreu të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, pas sulmit kibernetik të 15 korrikut.