Top News -‘Pengoi qindra mijëra njerëz të votojnë’/ Kremlini akuzon Moldavinë, fituan proevropianët
29/09/2025 14:25

Kremlini të hënën akuzoi autoritetet në Moldavi se kanë penguar qindra mijëra moldavë që jetojnë në Rusi, të votojnë në zgjedhjet e rëndësishme parlamentare që u mbajtën të dielën. Partia qeverisëse pro-Bashkimit Evropian në Moldavi fitoi bindshëm ndaj rivales së saj të afërt me rusinë në zgjedhjet parlamentare të së dielës, një nxitje e madhe kjo për ata moldavë që duan të bashkohen me BE-në dhe të shkëputen nga orbita e Moskës. Në një bisedë me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se moldavët që jetojnë në Rusi, të cilët tradicionalisht kanë më shumë gjasa të votojnë për forcat politike pro-ruse në vend, nuk kishin mundur të hidhnin votën e tyre. "Qindra mijëra moldavë u privuan nga mundësia për të votuar në Federatën Ruse për shkak të faktit se vetëm dy qendra votimi ishin të hapura për ta", tha Peskov. I pyetur nëse Moska i njihte rezultatet, Peskov vuri në dukje se disa forca politike në Moldavi kishin folur për shkelje. "Së pari, vetë moldavët ndoshta duhet ta zgjidhin këtë çështje. Për aq sa dimë ne, disa forca politike po deklarojnë mospajtimin e tyre. Ata po flasin për shkelje të mundshme zgjedhore", tha ai. Rreth 500,000 qytetarë moldavë jetojnë në Rusi, thonë zyrtarët e qeverisë ruse. Shumica e vendeve të mëdha evropiane, ku jetojnë më pak moldavë sesa në Rusi, kishin më shumë se dy qendra votimi në dispozicion për votuesit të dielën. Vetëm pak më shumë se 4,000 vota u hodhën në Rusi, sipas autoriteteve moldave, rreth dy të tretat e të cilave ishin për bllokun kryesor pro-rus. Në të kundërt, qytetarët moldavë që jetojnë në Gjermani hodhën më shumë se 38,000 vota në 36 qendra votimi të ndryshme, shumica e të cilave në mbështetje të partisë në pushtet.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06