Ndonëse ish-kryeparlamentarja Elisa Spiropali kishte garantuar grupin parlamentar të PArtisë Demokratike për të qenë pjesë e seancës në Gjykatën Kushtetuese, për çështjen e mandatit të anëtarëve të saj, ky qëndrim nuk merret parasysh nga kreu aktual I Parlamentit Niko Peleshi, I cili ka refuzuar kërkesën e PD. Në dokumentin në fjalë, në kthim përgjigje ndaj Gazment Bardhit, Peleshi thekson se Parlamenti nuk do të marrë pjesë në këtë seancë, edhe pse është një institucion që ka interest ë drejtëpërdrejtë. Sipas Peleshit, seanca do të zhvillohet vetëm në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në Kushtetuese, e pa prani palësh.