Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e pasdites së kësaj të mërkure ka vendosur miratimin e grupeve të numërimit të fletëve të votimit për procesin e 25 prillit. KQZ vendosi që në grupet e numërimit të jetë katër anëtarë, respektivisht; 2 nga PS, një nga PD dhe një nga LSI, ndërsa PDIU nuk do të ketë numërues për zgjedhjet e 25 prillit.