Demokratët e qarkut të Beratit votuan këtë të hënë për 26 kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve. Ata përzgjodhën kandidatët që kalojnë në fazën tjetër të procesit, ku në Berat janë zgjedhur 10 kandidatë duke lënë jashtë liste Astrit Veliajn. Në Poliçan zgjidhen 4 kandidatë duke lënë jashtë liste Anila Koronin, ndërsa në Urën Vajgurore u votuan të 5-të kandidatët. Pra nga 26 kandidatë në të gjithë qarkun e Beratit janë zgjedhur 24 kandidatë që të vijonë procesin tjetër për kandidimin e tyre si deputetë. Qarku i Beratit ka 8 mandate. Konkretisht në Berat numri i anëtareve me të drejtë vote është 1380 persona, ndërsa në votime kanë marrë pjesë 827 anëtarë ose 59,9 %., thuhet ne deklaraten e deges demokrtike ne Berat. Nga 26 kandidatë në të gjithë qarkun e Beratit janë zgjedhur 24 kandidatë që të vijonë procesin tjetër për kandidimin e tyre si deputetë nën siglën e PD.