Për të dytën herë radhazi dështoi tentativa e Partisë Demokratike për të çuar përpara në Kuvend shqyrtimin e kërkesës së SPAK-ut për heqjen e imunitetit të numrit dy të qeverisë Belinda Balluku. Pesë anëtarët demokratë të këshillit për rregulloren, mandatet dhe imunitetin kishin kërkuar mbledhje këtë të premte në orën 11, por kur mbërritën e kryesinë e kuvendit, dyert ishin të mbyllura. Kjo për shkak se 26 dhjetori u shpall ditë pushimi zyrtar me vendim qeverie.