Grupi parlamentar I Partisë Demokratike kërkon thirrjen e Kuvendit në seancë të Jashtëzakonshme plenare për mocionin për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Nëpërmjet një letre drejtuar kryeparlamentares Elisa Spiropali, demokratët kërkojnë thirrjen e seancë, për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vendim në të cilin urdhërohet Kuvendi të dërgojë në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, edhe pse më herë Kuvendi vendosi kundër një vendimi të tillë.