Partia Demokratike mund të ketë sabotuar pa dashje hetimet e Prokurorisë së Posaçme për shit-blerjet e votave para dhe gjatë 11 majit. Kreu i SPAK, Altin Dumani iu përgjigj në komisionin e ligjeve të martën akuzave të opozitës se task forca e ngritur prej tij dhe institucioneve të tjera nuk parandaloi shit-blerjen masive të votave, sidomos në qarkun e Durrësit.