Pas rrëzimit nga Kuvendi të dekretit të presidentit Ilir Meta për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, ka reaguar Partia Demokratike përmes Sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi. Sipas tij Edi Rama ka frikë nga zgjedhjet e lira, sepse ai nuk e do Europën dhe bën gjithçka për të penguar integrimin europian të Shqipërisë. Bardhi tha se rrëzimi i dekretit të Presidentit për Kodin Zgjedhor është kundër interesit të shqiptarëve.