Partia Demokratike ka reaguar pas hapjesë së garës për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, nga kryeministri Edi Rama. Sipas anëtarit të kryesisë së PD, Enno Bozdo, Rama po fsheh faljen e portit aktual të durrësit dhe 800 mijë metra katrorëve tokë, mikut të tij arab Alabar, dhe faktin se porti I ri do të kushtojë 1.5 miliardë euro nga taksat e shqiptarëve dhe jo të biznesmenit Arab. Për këtë demokratët nuk I kursejnë akuzat as ndaj SPAK.