Partia Demokratike nuk ka vendosur ende formën e protestës në Kuvend kundër dënimit të Ervin Salianjit, që për opozitën është vendim politik. Të hënën, demokratët u paraqitën në Komisionin e Integrimit, drejtuar nga Jorida Tabaku. Në krah të saj ishte kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka.