Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar për arrestimet dhe përdorimin e gazit lotsjellës nga policia. Sipas PD-së, po helmohet Tirana me gaz lotsjellës dhe pa shkaqe të pranueshëm. “Regjimi policor në rrugët e Tiranës dhe dhuna pa shkak ndaj të rinjve dhe qytetarëve duhet të ndalet menjëherë, ka shkruar Bardhi ne postimin e tij. Rrëmbimi i çdo të riu në rrugët e Tiranës, edhe pa qenë fare pjesë e protestës, është banditizëm shtetëror. Helmimini Tiranës me gaz lotsjellës pa shkak është i papranueshëm, ka vijaur me tej. Ndalimet e dhunshme pa shkak të të rinjve, punonjësve të medias dhe kalimtarëve të rastit është nxitës i dhunës. E drejta për të protestuar është legjitime dhe ajo duhet të ushtrohet pa pengesa dhe tejkalime”, mbyll postimin Bardhi, pak minuta pas protestes.