Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në votimin për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Burime nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, bëjnë me dije se sipas tyre kandidatura e Ardian Dvoranit është e papranueshme për në Gjykatën Kushtetuese. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, pas sqarimeve të dhëna për problemet në procedurën kushtetuese të përzgjedhjes, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka marrë vendim për të mos marrë pjesë në votimin për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese.