Gjatë aktivitetit “Rruga drejt 25 prillit, drejtësia që duam” Rama pranoi se PS ka gabime, por sipas tij, në krahasim me PD dhe LSI është zgjedhja e duhur. Kreu i qeverise nuk i kurseu akuzat dhe sulmet për opozitën. Kreu i qeverisë theksoi se drejtësia e re nuk ndërtohet me drapër e çekanë as me dënime partie, por me një veprim të thellë demokratik dhe me një vrapim maratone.