Përballja mes Komisionit të Rithemelimit dhe Partisë Demokratike zyrtare në gjyqësor, u finalizua këtë të premte me një vendim të Gjykatës së Tiranës. Gjyqtari Agron Zhukri vendosi të regjistrojë ndryshimet statutore të miratuara në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, të organizuar nga Sali Berisha në stadiumin “Air Albania”.