Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se kryeministri Edi Rama ka tradhtuar ëndrrën e shqiptarëve për integrimin në Bashkimin Evropian. Në një postim në Facebook, Tabaku e cilëson mbledhjen e djeshme të ministrave të Jashtëm të BE një vulë konfirmimi se kokëfortësia për të rrëzuar institucionet e dialogut demokratik janë shkaqe të mjaftueshme për të ngelur në klasë vendin. “Tradhtia e misionit historik të Shqipërisë për t’u përfshirë në familjen Europiane i mbetet kryeministrit Rama. Refuzimi që i bëri ai marrëveshjes së 5 qershorit dakordësuar dhe firmosur me bekimin dhe ndërmjetësinë e BE-së dhe SHBA është shkaku kryesor për këtë refuzim”, shkruan Tabaku. Tabaku thotë se Rama ka treguar se BE nuk e ka dashur për blerat që ka, por për t’ia shitur shqiptarëve propagandën manipuluese se anëtarët e BE e mbështesin atë.