Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me dosjen e Milena Derajt, e cila arriti të përfitonte nëpërmjet mashtrimit gati 600 mijë euro nga shoqja e saj Elira Shyti dhe nga familja Ferracaku. Ka qenë pikërisht Elira Shyti ajo që e ka prezantuar Milenën me një kushërirën e Abedin Ferracakut, I cili së bashku me 3 familjarët e tij janë në process gjyqësor për Masakrën e Velipojës së vitit 2021, ku nbetën të vrarë 4 persona.