Top News/ Pavarësia e Tajvanit!/ Kina i bën thirrje SHBA-Respekto betimin që ke bërë
27/01/2024 19:32

Kina i ka bërë thirrje SHBA t’I qëndrojë betimit të bërë, se nuk do e mbështesë pavarësisnë e Tajvanit. Ëang Yi ministri I jashtëm kinez në një takim me Jake Sullivan, këshilltarin për siguri kombëtare të SHBA, I tha atij se Uashingtoni duhet të respektojë zotimin e bërë. Të paktën kështu bëri me dije ministria e jashtme kineze, e cila ndau detaje nga takimi i dy zyrtarëve. Ëang tha se zgjedhjet e fundit të mbajtura në Tajvan nuk kanë ndryshuar faktin që ishulli është pjesë e Kinës dhe se sfida më e madhe në raportet Kinë-SHBA është “çështja e pavarësisë së Tajvanit”, u tha në njoftimin e Ministrisë kineze. Ministri I jashtëm i Kinës po ashtu u shpreh se të dyja palët duhet të shfrytëzojnë 45-vjetorin e vendosjes së raporteve diplomatike mes dy vendeve si mundësi për të reflektuar në përvojat e së shkuarës dhe ta trajtojnë njëra-tjetrën si palë të barabarta. Nga ana tjetër presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se ai nuk mbështet pavarësinë tajvaneze, sepse ligji amerikan kërkon një mbrojtje të besueshme për Tajvanin dhe për SHBA-në që t’i trajtojë të gjitha kërcënimet për ishullin si çështje “të shqetësimit të madh”. SHBA-ja dhe Kina kanë një sërë mosmarrëveshjesh, nga ato ekonomike e deri te ato gjeopolitike. Kina pretendon se ishulli vetëqeverisës i Tajvanit është pjesë e territorit të saj, dhe viteve të fundit ka rritur aktivitetet përreth ishullit, duke dërguar anije dhe avionë.

Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48