Listës së personave që duhet të deklarojnë pasurinë brenda 48 orëve këtë të premte i është shtuar edhe një femër. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve Klaudjos Dervishi banues në Sarandë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”; Myftar Dervishi, banues në Vlorë që ka lidhje me shtetasin e sipërpërmendur dhe Zamira Gjongeci nga Elbasani.