Shkarkimi i Bledi Çuçit si ministër i brendshëm dhe emërimi i Taulant Ballës në këtë post sjell riformatim të qeverisë dhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Kryesia socialiste do të vendosë se kush do të jetë kryetari i ri i grupit parlamentar. Duke qenë se brenda pak ditësh mbyllet sesioni parlamentar, deputetët mund të shtyjnë zgjedhjen e kryetarit të ri për në muajin shtator dhe deri atëhere të ushtrojë funksionet drejtuese si i komanduar, nënkryetari i grupit Toni Gogu. Nuk përjashtohet mundësia që Gogu të zyrtarizohet si kryetar në muajin shtator.