Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin e Artur Ballës dhe Bledar Lilos, si dhe ndarjen e çështjes për Rezart Taçin. Bëhet fjalë për dosjen për tentativën për pastrimin e parave të organizatës kriminale italiane “Cosa Nostra” nëpërmjet biznesmentit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Rezart Taçi. Në këtë mënyrë SPAK kërkon 13 vite burg për kunatin e Rezart Taçit, Artur Ballën, dënim I cili për shkak të gjykimit të shkurtuar ulet në 8 vite e 8 muaj burg. Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar edhe dënimin e shoferit të Taçit, Bledar Lilo me 12 vite burg, që do të ulet në 8 vite.