Pas javësh të tëra përballje me flakët, këtë të premte situata u paraqit relativisht e qetë me 3 vatra zjarri aktive në të gjithë vendin. Dëmet që lanë pas zjarret janë të mëdha, por kreu i qeverisë premtoi dëmshpërblim të plotë për të gjithë të prekurit. Ministria e mbrojtjes në një komunikate zyrtare tha se kompensimi i dëmeve do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë, e cila nis me evidentimin e tyre nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve, i ngritur me urdhër të kryetarit të Bashkisë.