Keto janë pamjet e Radhimës këtë të entje. Një zjarr i madh përfshiu disa biznese përgjatë vijës bregdetare. Dy beach bar-e dhe një restorant u shkrumbuan pothuajse totalisht si pasojë e flakëve që u përhapën me shpejtësi të ndihmuara dhe nga era e fortë duke prekur dhe çadrat dhe shezlongët që ndodheshin pranë lokalëve, ndërsa tymi i dendur mbuloi të gjithë zonën.