Partia Demokratike do të mbledhë sot pasdite Kolegjin e Kryetarëve. Në një njoftim të shpërndarë nga Sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, bëhet me dije se mbledhja do të fillojë në orën 16:00 dhe do të diskutohet mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor.