Liderët e politikës shqiptare kanë uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve Katolike. Presidenti Bajram Begaj në një postim në Facebook, ka uruar që jeta e tyre të bekohet nga fryma e gëzueshme e Pashkës. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar besimtarët katolikë duke thënë se “thirrja dymijëvjeçare “Paqe për ju”, nuk është vetëm një mesazh fetar dhe as vetëm kristian, por një mesazh universal e njerëzor, për paqe, dashuri, pajtim e përdëllim”.