Pashkët sivjet vijnë ndryshe për miliona të krishterë në mbarë botën të cilët kremtojnë nën masa masa të reja kufizuese për shkak të pandemisë së koronavirusit. Pikërisht festimeve i druhen edhe më shumë qeveritë, që janë të vendosura të ndalojnë hovin e sëmundjes. Franca e nisi të shtunën izolimin kombëtar pasi numri i pacientëve në spitale është shtuar. Presidenti Emmanuel Macron premtoi se do të shtohen shtretërit për pacientët me Covid, ndërsa një ditë më parë u vendos po ashtu që francezët të mos lejohen të udhëtojnë më shumë se 10 kam larg shtëpisë pa një arsye të vlefshme..