Sekretari i Këshillit të Sigurisë të Rusisë, Nikolai Patrushev, ka pohuar se NATO është palë në luftën në Ukrainë. Patrushev, një ish-kreu i FSB-së, i cili ka mbajtur postin e sekretarit të Këshillit të Sigurisë që nga viti 2008, dihet se është një mik i ngushtë i Vladimir Putin.