Top News – Pasaporta e vaksinës/ ’Bileta e artë’ për të rilançuar udhëtimet
23/01/2021 18:39

Fraza ‘Pasaportë vaksine’ ka një efekt sigurues pavarësisht se nuk është ekzaktësisht si dokumenti tradicional i udhëtimit që mban cdokush. Por, e shpalosur në një pikë kalimi kufitar, ajo mund të hapë dyer udhëtimi që për shumëkënd janë mbyllur nga covid 19. Disa destinacione, si Seychelles, Qipro dhe Rumania, kanë hequr kërkesat për karantinë për vizitorët që mund të provojnë se janë vaksinuar. Të tjerë, si Islanda dhe Hungaria, janë hapur për njerëzit që janë shëruar nga covid 19. Dhe e gjithë kjo, ngre perspektivën se prova e imunizimit mund të jetë bileta e artë për të rilancuar udhëtimet dhe duket një lajm i mirë për njerëzit që duan që tani të prenotojnë pushimet e verës, pas muajsh të tërë izolim, ndërkohë që vaksinimi po merr jetë. Pasaporta e vaksinës mund të cojë në hapjen e restoranteve, bareve, kinemave dhe ambjenteve të tjera të argëtimit, mbyllja e të cilëve ka shkaktuar jo pak probleme. Edhe kompani teknologjike po përpiqen të përfshihen duke zhvilluar aplikacione në smartfonë apo portofolë digjitalë në të cilët individët mund të upload-ojnë detajet e testeve të koronavirusit apo vaksinimit. E gjithë kjo po mbështetet gjithnjë e më shumë nga industria e udhëtimeve. Organizata botërore e turizmit, ka bërë apel këtë javë për miratimin e pasaportës së vaksinës, si pjesë e masave më të gjera që do të kthenin botën sërish tek udhëtimet. Por sidoqoftë, koncepti i pasaportës së imunitetit, mbetet ende në perspektivë dhe mund të mos jetë në dispozicion për pushimet e verës së këtij viti. Ideja u diskutua gjerësisht edhe në bruksel, por pavarësisht dakordësisë për të ka edhe shqetësime se përdorimi i një pasaporte vaksinimi për të lehtësuar udhëtimet mund të rezultojë në trajtimin e të pavaksinuarve si qytetarë të dorës së dytë. Kjo do të conte në skenarë ku restorantet apo baret do të kërkonin provën e vaksinimit për klientët që kërkojnë thjeshtë një gotë verë, ose kompanitë e udhëtimit që i privojnë shërbimin të pavaksinuarve.

Top News- SHBA plan të ri për Ukrainën/ Zonë pa trupa të NATO, do monitorohet me dronë
06/09 22:30
Top Channel/ Shpërthejnë protestat! Londra dhe Parisi në mbështëtje të palestinezëve
06/09 21:59
Top Channel/ Homazhe për Giorgio Armanin, ikonën italiane të modës
06/09 21:46
Top Channel/ Izraeli shkatërron kullën në Gaza. Thirrje palestinezëve: Ikni!
06/09 21:45
Top Channel/ Qyteti i Gazës, Izraeli kërkon zbrazjen: Palestinezët të ikin të gjithë!
06/09 13:58
Top News – Covid-19 kthehet me një variant të ri/ ‘Stratus’ po përhapet me shpejtësi në botë
06/09 13:57
Top News- Trump ‘fshin’ Pentagonin/ Zëvendësohet nga Departamenti i Luftë
06/09 13:25
Top News- Studentët ‘djegin’ Beogradin/ Protestë masive kundër Vuçiç, kërkohen zgjedhje
06/09 12:40
Top News- Gjermania plan ekstrem armatimi/ Gati 80 projekte të mëdha që kërkon miratim
06/09 12:39
Top News- Ukraina sfidon Putinin: Gati të furnizojë Sllovakinë me gaz e naftë
06/09 12:14
Top Channel/ “Jupiteri”: Superkompjuteri më i shpejtë i Europës, gjendet në Gjermani!
06/09 12:06
Top News- Trump ‘tërhiqet’ nga taksa për Japoninë/ Marrëveshje historike për makinat japoneze
06/09 12:04
Top News- ‘Qasja e Trump, në interest ë Rusisë’/ Putin- SHBA qasje më të mirë se Bashkimi Europian
06/09 11:56
Top Channel/ Putin e shpall hapur: Trupat perëndimorë në Ukrainë, objekt legjitim sulmi për ne!
06/09 11:55
Top Channel/ Sllovakia “tradhton” Putin? Fico: Mbështesim fuqishëm rrugën e Ukrainës në BE!
06/09 11:54
Top Channel/ Prag-lufte me Venezuelën:Maduro kërcënon SHBA-në, Trump urdhëron dislokimin e F35-save!
06/09 11:27
Top Channel/ Trump rimemërton Pentagonin: Nga Ministri e Mbrojtjes, bëhet Ministri e Luftës!
06/09 11:26
Top News- Zelensky refuzon ftesën e Putin: Nuk vij në Moskë, nëse dëshiron eja në Kiev
06/09 10:52
Top News- 700 ditë luftë në Gaza/ Izraeli nis ofensivë të re, godet zonën humanitare
06/09 10:39
Top News- Lufta në Ukrainë, Mertz kritika BE: Nuk po bëhet mjaftueshëm për mbrojtjen e interesave
06/09 10:34