Trageti i linjes Brindisi-Vlorë, ka mbërritur me 77 persona në bord, por nuk ka mundur të ankorohet në portin e Vlorës për shkak të motit të keq. Era e fortë dhe dallgët e shumta të detit kanë bërë që trageti të dalë det të hapur nga rreziku i përplasjes me kalatën e portit.