Gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale, përmbajtjet e dëmshme dhe të rrezikshme në gjuhën shqipe, tashmë do të jenë të monitoruara edhe nga Autoriteti i Mediave Audiovizive. Ky institucion së fundmi ka nisur bashkëpunimin me një nga platformat e mëdha online, X. Lajmi është bërë publik nga Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi e cila ka njoftuar se është lidhur një urë bashkëpunimi me platformën X, për të mbikqyrur dhe ndjekur me prioritet çdo përmbajtje potenacialisht të dëmshme në gjuhën shqipe, që shpërndahet në këtë platformë.