Partia Demokratike edhe njëherë vërtetoi se nuk po gjen qetësi. Prej 4 muajsh, që prej shpalljes së ish liderit politik Sali Berisha non grata, partia opozitare pësoi përcarjen më të madhe që prej 31 vitesh themelim. Lulzim Basha, kreu i kësaj partie ka qenë ai i cili ka marrë vendime nga më ekstremet sa I përket anëtarëve të kësaj partie. Lufta e tij prej 4 muajsh ka vijuar edhe këtë të shtunë, ku gjatë mbledhejes së Këshillit Kombëtar të PD, ky I funduit propozoi të largojë mbështetësit e Berishës nga drejtimi i Komisioneve Parlamentare. Më konkretisht ka propozuar emrin e Grida Dumës si Kryetare e Komisionit të Shëndetësisë, duke zëvendësuar Albana Vokshin.