Top News – Pas javësh rënie/ SHBA, rastet rriten sërish
18/09/2020 21:52

Rastet ditore të koronavirusit në shba po rriten përsëri, një tendencë kjo që ekspertët mjeksorë thonë se nuk do të donin ta shikonin në një kohë kur një sezon i komplikuar gripi po afrohet. Mesatarja e rasteve të reja ditore në një javë ishte 39700. Kjo mesatare është rritur dy ditët e shkuara me 13 përqind krahasuar me një javë më parë. E kjo vjen pas disa javësh rënie të rasteve krahasuar me rritjen e verës pavarësisht se mbetet nën mesataren e pikut prej 67300 rastesh në ditë. Sidoqoftë, ekspertët e shëndetit thonë se ata druajnë se shifrat janë ende shumë të larta për të parandaluar rritje të mëdha në vjeshtë, në një kohë kur moti më i ftohtë mbledh gjithnjë e më shumë njerëz në ambjente të mbyllura, duke rritur rrezikun e përhapjes së covid 19 dhe gripit njëkohësisht. Ne – thonë ata – duam të shohim një rritje domethënëse të vaksinimit për gripin në hemisferën veriore, vecanërisht këtë vit sepse duke penguar gripin do të ndihmonim popullatat më vulnerabël. Për ekspertët e shëndetësisë, përplasja e covid 19 me sezonin e gripit mund të dëmtojë kapacitetet e sistemit shëndetësor duke patur parasysh se në kohë normale, shumë amerikanë shtrohen në spitale me grip. Doktor Antoni Fauci, drejtor i institutit kombëtar të alergjive dhe sëmundjeve infektive, drejtoi gishtin nga hemisfera jugore, ku është fund dimri, e ku australia ka kaluar një sezon thuajse jo ekzistent gripi. Një studim i ri i publikuar së fundmi sugjeron edhe se masat e marra kundër covid 19, si distancimi social dhe puna në distancë, mund të cojnë në një sezon gripi të lehtë.

Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47