Pas kreut të Gardës së Republikës, masat e sigurisë brenda dhe jashtë godinës së Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Posaçme janë inspektuar edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Proda u paraqit mëngjesin e së martës, ku zhvilloi edhe një takim me kryetarin e GJKKO, Erjon Bani. Në këtë takim janë diskutuar mbi masat e sigurisë në ambientet ku ushtrojnë detyrën gjykatësit e posaçëm.