Prodhimi i vaksinës dhe shtimi i testeve serologjike në popullatë janë dy zgjidhjet e vetme për covid 19. Ndërsa për vaksinën duhet pritur ende deri në prodhimin e saj, testet serologjike në popullatë do të mund të zbulojnë sesa të imunizuar, apo sa e kanë kaluar në gjendje asimptomatike koronavirusin. Por, për të arritur tek testet serologjike, Qeveria shqiptare e ndërmori vendimin vetëm një ditë pasi emisioni Hipokrati në Top Channel tërësisht me tematikë mjekësore argumentoi se përse bërja e sa më shumë testeve do të jetë në dobi për mospërhapjes së koronavirusit.