Komiteti Teknik i Ekspertëve për Covid 19 ka reaguar pas deklarateve të kryetarit Lulzim Basha se situatë e pandemisë në vendin tonë ka dalë jashtë kontrollit. Përmes një deklarate për shtyp komiteti ekspertëve e ka konsideruar fyes sulmin që u është bërë në këto ditë të vështira, qoftë nga kryetari i PD basha, ashtu dhe nga politikanë të tjerë të opozitës.