Shefat e forcave ajrore amerikane dhe zvicerane, nënvizuan nevojën që vendet perëndimore duhet të forcojnë bashkëpunimet e sigurisë në një zhvillim që nxjerr në pah rolin gjithnjë e më në rritje të Zvicrës në cështjet botërore. Gjeneralët panë një pilot zviceran të drejtonte një avion luftarak hornet në një fluturim të simuluar që ishte pjesë e një vizite zyrtare që synon rritjen e bashkëpunimit ndërkohë që Berna përgatitet të presë më shumë avionë luftarakë amerikanë deri në 2025-ën.