Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar lidhur me veprimet e ndërmarra nga Prokuroria e Posaçme Kunder krimit të Organizua dhe Korrupsionit SPAK paraditen e së enjtes në Krujë, ku janë arrestuar 10 persona pasi akuzohen se me anë të skemave korruptive, ulnin dënimin e të dënuarve, madje edhe lironin shumë të akuzuar për vepra të rëndë kriminale. Në një deklaratë nga qyteti i Durrësit, ambasaorja Yuri Kim është shprehur se SPAK po funksionon dhe do të vazhdojë të funksionojë. Diplomatja amerikane theksoi për mediat se Reforma në Drejtësi është tepër e rëndësishme për vendin. Sipas saj të gjithë strukturat e drejtësisë duhet të qëndrojnë bashkë dhe të ndihmojnë SPAK në përmushjen e misionit të saj.