Pas akuzave të lëshuara nga familjarët e dy motrave në zonën e Astirit Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, për trafikim të fëmijësh nga autori i krimit Përparim Ademi, ka reaguar bashkëshortja e tij Vjollca Teli. Ajo ka pranuar se ka pasur njohje me dy viktimat dhe ishte në dijeni të marrëdheniës intime që bashkëshorti i saj ka pasur me Zhanetën dhe Kristinën. Vjollca Teli ka pohuar se bashkëshorti ka kryer një krim dhe për këtë duhet të dënohet. Por ajo ka pohuar se dy motrat e vrara e kanë kërcënuar më parë dhe donin t’i merrnin shtëpinë.