Top News – Pas 4 vite mosmarrëveshjesh/ Caktohet data e negocjatave Turqi-Greqi
11/01/2021 21:39

Negocjatat e ngecura në vendnumero prej 4 vitesh, tashmë marrin një shtysë të re. Ministria e jashtme greke, e cituar nga gazeta Kathimerini, ka njoftuar se bisedimet do të rinisin në 25 janar, duke përcaktuar kështu një datë të saktë vetëm pak pasi vetë kryeministri Kyriakos Mitsotaqis e kishte përmendur dicka të tillë. E njëjta media pretendon se është caktuar tashmë edhe vendi ku do të zhvillohen për herë të 61-të bisedimet: palët do të mblidhen në Stamboll, thotë Kathimerini, që citon burime diplomatike për pohimin e saj se pala turke kishte komunikuar zyrtarisht me Athinën duke I kërkuar rikthimin në tryezën e bisedimeve. Raundi I 60-të, dhe I fundit deri më tani I bisedimeve eksploruese mes dy vendeve të cilat kanë nisur në vitin 2002, u mbajt në Athinë marsin e 2016-tës. Pas kësaj, negocjatat vazhduan në formën e konsultimeve politike, por nuk iu kthyen kornizës së eksplorimeve. Cështja e të drejtave energjetike dhe kufijve detarë me shumë gjasë do të jenë tema mbizotëruese e këtij raundi. Turqia, me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdheun Lindor, nuk I pranon pretendimet greke dhe ato të administratës greko-qipriote të kufijve detarë në rajon, me pretendimin se ato përbëjnë shkelje të të drejtave të Turqisë dhe Qipros Veriore. Ankaraja dërgoi vitin e kaluar një sërë anijesh eksploruese në atë që e sheh si shelfin e vet continental, por kjo bëri të shpërthenin tensionet me Greqinë, në krahun e të cilës u rreshtuan një sërë vendesh europiane, ndërsa BE-ja u përpoq vazhdimisht të zbuste krizën, me qëllimin që ajo të mos përshkallëzohej deri në një konflikt ushtarak.

Top News – Putin telefonon Erdogan. Diskutimet për Ukrainën, vlerëson rolin e Turqisë
20/08 23:00
Top Channel/ Emigrantët, Greqia si SHBA. Ministri i emigracionit: Në burg ose kthehen pas
20/08 22:23
Top Channel/ Rusia frenon negociatat /Ministri i jashtëm Lavrov kërkon të përfshihet Kina
20/08 22:22
Top News – BE reagon ashpër ndaj Izraelit. Tel Avivi miratoi planin për zgjerimin e vendbanimeve
20/08 22:00
Top News – Një ndërtues në Shtëpinë e Bardhë. Trump lyen me bojë të zezë murin kufitar me Meksikën
20/08 21:45
Top Channel/“Netanyahu? Ai është hero lufte”,Trump çudit me deklaratën: Ata aeroplanë i dërgova unë
20/08 21:39
Top News – Musk nuk do krijojë parti. Mbështet zëvendësin e Trump për president të SHBA
20/08 21:00
Top Channel/ Shpërthen droni rus në Poloni, artikulohet “Neni 5” nga europianët për sigurinë
20/08 19:38
Top News – Izraeli thërret nën armë 60 mijë trupa / Nis pushtimi i plotë i Gazës, miratohet plani
20/08 15:15
Top News – Ngritja e kukullave Labubu…Lodra e shëmtuar që u bë sensacion global
20/08 15:14
Top News – Perdja e re e Hekurt e Evropës / Fusha të minuara e dhëmbë dragoi, vijë mbrojtëse 50 km
20/08 15:14
Top News – Shteti palestinez ‘fshihet’ nga tryeza / Izraeli ndan në dysh Bregun Perëndimor
20/08 15:02
Top News – Panik në Malpensa, evakuohet aeroporti / Burri me çekiç, i vë zjarrin sportelit
20/08 14:59
Top Channel/ Gjermani, “armiku i heshtur”: Dhjetëra mijëra vdekje nga rezistenca prej antibiotikëve!
20/08 14:46
Top News- Shpërthim misterioz në fqinjin e Ukrainës/Tronditet Polonia, jo shkelje e hapësirës ajrore
20/08 13:16
Top News – Planifikuesit e NATO-s ‘përveshin mëngët’/ Nis puna për garancitë e sigurisë për Ukrainën
20/08 12:58
Top News – Kremlini ‘injoron’ takimin me Zelenskin / Trump paralajmëron: Putin nuk do marrëveshje
20/08 12:42
Top News – Rusia në kurs konfrontimi me Japoninë/Bombarduesit ‘përplasen’ në qiell, rriten tensionet
20/08 12:25
Top News – Ushtarë të huaj në Ukrainë / 10 vende evropiane janë gati të dërgojnë trupa
20/08 12:21
Top News – Dhurata e Zelenskit për Trumpin / Një shkop golfi nga veterani i luftës në Ukrainë
20/08 12:19