Nuk zgjati shumë seanca gjyqsore e themelit për dosjen e privatizimit të ish klubit sportiv “Partizani”, pasi mbrojtësi ligjorë i ish kryeministrit Sali Berisha kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese. Genc Gjokutaj deklaroi në sallën e gjyqit përballë trupës të përbërë nga Elsa Ulliri kryesuese, Rudina Palloj dhe Bib Ndreca anëtarë, se gjyqtarët e GJKKO janë të monitoruar dhe vëzhguar nga Prokuroria e Posaçme dhe BKH, totalisht në shkelje të parimit të një gjykate të pavaruar. Pas përfundimit të seancës, të njëjtin qëndrim mbajti edhe Jamarbër Malltezi i dyshuar nga SPAK se ka konsumuar veprën penale të pastrimit të parave dhe të korrupsionit pasiv.