Partia e presidentit jugkorean, Moon Jae-in ka fituar bindshëm zgjedhjet parlamentare, pasi votuesit kanë përkrahur përgjigjjen e qeverisë kundër pandemisë me koronavirus. Koreja Jugore ka qenë në mesin e shteteve të para që ka mbajtur zgjedhjet prej kur ka shpërthyer sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi. Përgjatë procesit zgjedhor është raportuar për masa të ashpra të sigurisë dhe distancimit fizik. Pas gati të gjitha votave të numëruara, Partia Demokratike e presidentit Moon ka fituar 163 ulëse në Asamblenë Kombëtare.