Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka braktisur ditën e sotme sallën e Kuvendit. Pasi Nikolla propozoi për të miratuar vetëm Byronë e Kuvendit ditën e sotme dhe miratimit nga shumica e deputetëve, Basha iu drejtua me një gjuhë të ashpër, ndërsa më pas braktisi sallën bashkë me demokratët. “ E keni nisur mbarë duke shkelur rregulloren, merr urdhër si ushtare, turp të të vijë, e çfarë pushteti ke, çfarë mendon se është kjo, me çfarë pushteti?! Je manekine, merr urdhër nga ai që s’duhet të ishte në sallë”, iu drejtua Basha Nikollës.