Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Shqipërisë dhe aksionit të vijueshëm të opozitës në Parlament. Nisur nga situata e krijuar të hënën, ku parlamenti në më pak se 5 minuta miratoi në parim projektbuxhetin për vitin 2024, teksa opozita protestonte me tymues e flakadanë, BE kërkon një paralament funksional dhe efektiv.