Një projekt për ndërtimin e një centrali fotovoltaik nga pala greke pranë kufirit me vendin tonë ka bërë procedurialisht palë të konsultimeve edhe Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë. Ministria njoftoi se ka marrë prej disa ditësh njoftim nga ministria homologe greke kërkesën për dhënien e mendimit në lidhje me projektin e ndërtimit të parkut eolik Plaisio me fuqi të instaluar 58.5 megavat.