Prefekti i qarkut Durrës e gjen të bazuar në ligj vendimin e bashkisë për parkimin me pagesë në rrugët e Durrësit. Përfaqësues të këshilltarëve bashkiakë të opozitës që nuk e votuan këtë vendim i qenë drejtuar me kërkesë institucionit të prefektit për të mos pranuar aktin e miratimit të projektvendimit me shumicë votash në Këshill bashkiak. Sipas këshilltarëve, përpara se të aplikohet pagesa për parkimet, qytetarëve u duhen ofruar alternativat për uljen e përdorimit të automjeteve përmes një transporti publik urban dhe ndërurban eficent dhe jo vetëm.